Arkatare (2 pozita), Shitës/e në Showroom (6 pozita), Depoist/Monter (2 pozita)

Full Time
  • Full Time
  • Prishtinë
  • Applications have closed

Elteco Group L.L.C

Elteco Group po zgjerohet me piken me të re në lagjen Arbëri (ish Dragodan) Prishtinë.

 

“HRC Kosova” është kompani e specializuar e cila ofron shërbime të Rekrutimit dhe Burimeve Njerëzore. Misioni ynë është të sigurojë menaxhim efektiv duke zhvilluar dhe zbatuar praktika të cilat kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të korporatave. HRC Kosova ka në pronësinë e saj dhe portalin e punës Portal Pune-HR Kosova.

https://www.facebook.com/portalpune.jobsite.kosova  dhe  www.portalpune-hrkosova.com

 

“HRC KOSOVA” në emër të klientit të saj Elteco Group L.L.C, një nga kompanitë më prestigjioze e cila është lidere në shitjen e materialeve elektrike me shumicë dhe pakicë po kërkon të rekrutojë:

 

Arkatare (2 pozita)

Shitës/eShowroom (6 pozita)

Depoist/Monter (2 pozita)

 

Shitës/e

Përshkim i vendit të punës:
Detyrë kryesore e sektorisitit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është kujdesi që të mos ketë mungesë të stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ti njohë produktet e sektorit përkatës, që të jetë në gjendje t’u ofrojë ndihmë klientëve dhe të japë shpjegim nëlidhje me cilësinë dhe mënyrën e përdorimit për secilin prej tyre;
  • U propozon dhe i ndihmon klientët në zgjedhjen e produktit përkatës;
  • Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
  • Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;
  • Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
  • Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;
  • Është përgjegjës për zonën e caktuar nga përgjegjësi i tij;
  • Të jetë i gatshëm të punoj edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
  • Respekton të gjitha politikat dhe procedurat e kompanisë.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të ketë përvojë në shitje;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip;

Depoist/Monter

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranon furizimet të materialeve dhe i renditë në depo;
  • Pranon faturat dhe kujdeset për ngarkimin dhe shkarkimin e mallit në depo;
  • Kryen detyra të tjera të lidhura me aksionet, përfshirë kthimin, paketimin, çmimet dhe etiketimet e furnizimeve;
  • Bënë montimin e produketeve Elektrike;
  • Kontrollon dërgesat për dëmtime ose mospërputhje;
  • Kujdeset që mos të ketë mungesa në stok;
  • Kujdeset që porositë e klientëve të jenë gati në kohë.

Njohurite dhe Shkathtësitë:

  • Të ketë përvojë në punë të ngjashme;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter;
  • Të ketë aftësi të mira në komunikim;
  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
  • License të vozitjës

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.
CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin: info@portalpune-hrkosova.com
Në “subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Arkatare, Shitës etj…)
Konkursi do jetë i hapur deri me datë 25 nëntor 2021.