Koordinator/e për Marrëdhënie me Publikun

Full Time
  • Full Time
  • Prishtinë
  • Applications have closed

Rrjeti i Grave të Kosovës

Koordinator/e për Marrëdhënie me Publikun

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpallë pozitë të re pune me orar të plotë.

Ju lutemi dërgoni:

  1. CV-në tuaj;
  2. Letrën motivuese në shqip dhe/ose anglisht; dhe
  3. Një letër reference, me detaje për personin kontaktues

në jobs@womensnetwork.org me titull (subject): “RrGK: Koordinator/e për Marrëdhënie me Publikun”, deri me 30 nëntor 2021.

Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.

JU LUTEM KENI KUJDES DETAJET!

Përveq dokumenteve që kërkohen më lartë për të aplikuar, ju lutemi dërgoni edhe një shembull të shkrimit origjinal në gjuhën Shqipe ose Angleze. Preferohet që tema e shkrimit të jetë lidhur me barazinë gjinore.

Kandidatët/et e suksesshëm/me duhet të posedojnë:

  • Përkushtim për të avancuar më tej barazinë gjinore në Kosovë, rajon dhe më gjerë;
  • Së paku diplomë Bachelor, në komunikim, gazetari ose fushë të ngjashme;
  • Së paku tri vite përvojë relevante lidhur me gazetari/komunikim dhe/ose marrëdhënie me publikun;
  • Përvoja në shkrimin dhe publikimin e artikujve për të drejtat e grave dhe/ose barazi gjinore, e preferueshme;
  • Njohuri të shkëlqyeshme në përdorimin e rrjeteve sociale;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në të folur dhe në të shkruar në shqip, anglisht dhe serbisht;
  • Njohuri dhe përvojë me udhëzimet e BE-së ose donatorë të ngjashëm për vizibilitet, preferohet por nuk kërkohet;
  • Marrëdhënie pozitive me media, e preferueshme;
  • Vëmendje të shkëlqyeshme për detaje;
  • Shkathtësi të organizimit;
  • Të jetë flaksibël;
  • Aftësi ndër-personale dhe shkathtësi të bashkëpunoj mirë me ekipin dhe organizatat e tjera jo-qeveritare;
  • Aftësi të punojë dhe të zgjidhë probleme i/e pavarur.

Përgjegjësitë kryesore janë:

  • Të sigurojë që të gjitha materialet për marrëdhënie me publikun të RrGK-së, partnerëve dhe përfitueseve të granteve janë në përputhshmëri me udhëzimet e BE-së për vizibilitet;
  • Të bashkëpunojë me partneret dhe përfitueset e granteve në shkrimin e artikujve në mediat sociale dhe të publikuara lidhur me aktivitetet e projektit, si dhe artikuj të suksesit për iniciativat e tyre;
  • Të shkruajë dhe të dërgojë kumtesa për media;
  • Të planifikojë dhe të organizojë ngjarje publike në bashkëpunim të ngushtë me anëtaret e tjera të stafit të RrGK;
  • Të zhvillojë fushata informuese/vetëdijesuese inovative dhe efektive;
  • Të organizojë fushata për publikun online, duke përdorur mediat sociale;
  • Të mbajë marrëdhënie pozitive të punës me media dhe dizajnerë, sipas nevojës;
  • Të përkrahë promovimin e mundësive për vullnetarë dhe përfshirjen e tyre.

Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do të mirren parasysh. Thirrjet telefonike tek stafi i RrGK-së do të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e.

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.