Kontrollor/e i/e Trafikut Ajror (Vajtje / Ardhje)

Full Time
  • Full Time
  • Prishtinë
  • Applications have closed

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror - ASHNA

Bazuar në Nenin 9 të Ligjit 04/L-250 për Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Nenin 32 par. 4 dhe Neneve 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 06 / L- 114 për Zyrtarët Publikë, Nenin 8 të Ligjit Nr. 03 /L-212 të Punës, Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistametizimi e Vendeve të Punës në ASHNA, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror shpallë këtë:

KONKURS

Njësia organizative: Departamenti i Shërbimeve të Trafikut Ajror

Titulli i pozitës së punës: Kontrollor i Trafikut Ajror (Vajtje / Ardhje)

Nr. referues: ASHNA/REK/022-2021

Numri i vendeve të lira: 1

Grada: ASHNA-5B

Nëpunësi i raporton: Mbikëqyrësi i Ndërrimit të Njësive Vajtje/Ardhje dhe Kullë

Lloji i pozitës: Jo i karrierës – me afat te caktuar 12 muaj

Puna provuese: 3 (tre) muaj

Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë

Qëllimi i vendit të punës:

  1. Dhënia e shërbimeve të kontrollit të trafikut ajror sipas rregulloreve kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi

Detyrat kryesore:

  1. Të jep udhëzime, instruksione dhe leje fluturakeve, automjeteve dhe personave në zonën e manovrimit, përveç pistës
  2. T’ia përcjell fluturakes në shkuarje, rrugën deri në destinacion dhe të dhëna tjera të nevojshme, pas verifikimit të planit të fluturimit.
  3. Të ofrojë informacionin e nevojshëm për rrjedhën e sigurt dhe efikase të fluturimit psh. informacion thelbësor në trafikun lokal, për aeroportin, për kushtet meteorologjike e të ngjashme.
  4. Të koordinojë me kontrollorin e Kullës përdorimin e pistës për ndërhyrje dhe punë ditore. 15%
  5. Të koordinojë inspektimet e nevojshme të zonës së manovrimit, të paisjeve navigacionale, të sistemit të ndriçimit të aeroportit dhe shënjimin e pengesave.
  6. Të koordinojë me njësitë përkatëse vendparkimin ditor për fluturaket, orarin e fluturimit dhe ndryshimet në të.
  7. Të raprtojë përmes Rapotimit Obligues dhe Vullnetar të Ndodhive çdo devijim nga procedurat standarde të operimeve.
  8. Të përdor sistemin e ndriçimit të aeroportit nga pozita e vet.

Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse (Certifikatë valide mjekësore e Klasit 3 sipas Rregullores Nr. 19/2017 të AACK-së (Rregullores 340/2015 EU)
  • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas Ligjit për Zyrtarët Publik

Shkathtësitë e kërkuara:

  1. Aftësi në orientim hapësinor, përpunim të informacionit dhe i hapur për mësim dhe zhvillim.
  2. Aftësi të shkëlqyera për të marrë vendime nën presionin e kohës.
  3. Aftësi për të reaguar shpejt në situata emergjente.
  4. Aftësi për t’u përqendruar dhe për të menduar logjikisht gjatë periudhave kohore stresuese.
  5. Aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi, respektim të rregullave në përpikmëri dhe në hap me teknologjinë e kohës.

Kualifikimi

Të jetë i licencuar si Kontrollor i Trafikut Ajror sipas kushteve të përcaktuara me rregulloren 19/2017 të AACK-së (Rregullores 340/2015 EU) dhe me Unit Competency Scheme (UCS) e Unit Training Plan (UTP) të BKPR.

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

Kopjen e Letërnjoftimit

Certifikatën e Shtetësisë së Republikës së Kosovës

Dëshminë nga Gjykata që kandidati nuk është denuar për ndonjë vepër penale të kryer me dashje Vërtetimi i të kaluarës kriminale nga Policia

Deklaratë nën Betim që dëshmon hollësisht mbi cfardo vepre penale, në të gjitha shtetet banimit për pesë vitet e fundit (vetëm për kandidatët e përzgjedhur)

Kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për vendin e punës.

Teste / Kontrollat mjekësore

Kandidatët e përzgjedhur të cilët nuk posedojnë certifikatën valide mjekësore të Klasit 3 sipas Rregullores Nr. 19/2017 të AACK-së (Rregullores 340/2015 EU), pas testeve do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore në AMC (Qendrat e Mjekësisë së Aviacionit).

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve:

Formulari për aplikim mund të shkarkohet në web faqen zyrtare www.ashna-ks.org dhe www.konkursi.rks-gov.net ose në recepcionin e ndërtesës së Agjencisë për Shërbime të Navigacionit Ajror në Vrell/Lipjan (Afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Limak Kosovo), dhe të dorëzohet në Zyrën e Departamentit të Burimeve Njerëzore.

Data e publikimit të konkursit në www.konkursi.rks-gov.net është nga 18.10.2021 deri më 16.11.2021 ndërkaq konkursi është i hapur për aplikim 15 ditë, përkatësisht nga 17/11/2021 deri 01/12/2021 në ora 16:00.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpallja e rezultateve përfundimtare

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik https://konkursi.rks-gov.nethttps://www.ASHNA-ks.org Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Mënyra e njoftimit të kandidatëve/aplikantëve

Përmes email-it, dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net; https://www.mit-ks.net

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni me Departamentin e Burimeve Njerëzore: | 038 5958 521.