Inventarizues

Full Time
  • Full Time
  • Prishtinë
  • Applications have closed

Delta Group

DELTA GROUP përbëhet nga kompanitë Deutschcolor, Delta Home, Thermoswiss, Dast dhe Delta.
DELTA GROUP është lider në tregtimin dhe prodhimin e një game të gjerë produktesh ne lamine e ndertimtarise, duke punuar dhe duke pasur ekskluzivitetin e disa kompanive më të njohura ndërkombëtare.
Në fokusin tonë primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti I skuadrës në ambjentin e punës.
Gjithashtu vlerësimi / bonuse, sipas një skeme motivimi në referencë të performancës dhe vjetërsis në punë janë një tjetër politik sociale e grupit tonë.
Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e DELTA GROUP.
Pozicioni për të cilin mund të aplikoni: Inventarizues
(Departamenti i Magazinimit dhe Logjistikes)

MISIONI DHE FUNKSIONET BAZË:

Pozita Inventarizues është përgjegjës për planifikimin dhe manaxhimin e të githë aktiviteteve të shpërndarjes, transportit, zinxhirit të furnizimit, magazinimit. Përgjegjësitë e tij gjithashtu përfshijnë menaxhimin e të gjithë ciklit të punës që nga magazinimi e deri në shpërndarjen e mallrave; plotësimit të nevojave operative të biznesit, duke koordinuar stafin në ndarjen e roleve e përgjegjësive dhe duke mbikqyrur hapat deri në finalizimin e procesit.

Detyrat:

  • Mbikqyre magazinën në përputhje me rregullat e vendosuar nga kompania;
  • Mbikqyr praninë e produkteve, magazinimin, shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e ambjenteve dhe pajisjeve në magazinë;
  • Planifikon dhe shfrytëzon me eficencë  hapsirat e magazinës;
  • Kontrollon sasine dhe cilesinë e produktit që hynë dhe del nga magazina;
  • Kryen në mënyrë sistematike  inventare;
  • Kujdeset per produktet të vendosura në hapësiren që ka nën përgjegjësi;
  • Inicimi, kordinimi dhe zbatimi i politikave dhe procedurave në magazinë;
  • Mbikqyrja e standarteve të higjenes dhe sigurisë në punë;
  • Dhënie feedbacku dhe monitorimi i cilësise së punës;
  • Kontrollon të gjitha furnizimet e mallrave që hyjnë dhe dalin në Magazinën perkatese si dhe komunikon me Departamentin e Financës për të siguruar regjistrimin e mallrave në sistemin e magazinës.

Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar Arsimin e mesem (Arsimi larte përben avantazh);
  • Të ketë aftesi organizative;
  • Të jetë e komunikueshme;
  • Të ketë njohuri mbi pakten Office;
  • Të jetë e aftë të punoje në grup;
    Mosha mbi 30 vjeq
    Vendodhja; Prishtine me rrethine, Kosove
  • Te kete pervoje pune ne fushe te njejte perben avantazh

Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën: hr@deltagroup.euartabllaca@gmail.com

Me miresjellje ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, DELTA GROUP.

Tek ne CV-ja juaj eshte e sigurte dhe do te trajtohet me konfidencialitet te plote.