Analist i të dhënave dhe hulumtues i tregut (m/f)

Full Time
  • Full Time
  • Prishtinë
  • Applications have closed

Banka për Biznes

Analist i të dhënave dhe hulumtues i tregut (m/f)

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare (preferohet në Ekonomi, Menaxhment, Financa, Informatikë apo në një fushë tjetër të ngjashme);
  • MBA përbën avantazh;
  • Të paktën tre (3) vite përvojë pune në hulumtime të tregut, zhvillimit të biznesit, zhvillim të produkteve dhe/apo menaxhim të projekteve;
  • Njohuri të sistemit financiar, përvoja e punës në bankë përbën avantazh;
  • Aftësi të shkëlqyera në organizim, analizim të të dhënave dhe menaxhim të projekteve;
  • Aftësi të shkëlqyera hulumtuese, përgatitje të raporteve dhe prezantimeve;
  • I/e orientuar drejtë arritjes së rezultateve, vetë-motivues dhe i/e shkathët me fokus në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive me sukses;
  • Nivel i avancuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Përgjegjësitë:

  • Analizon zhvillimet dhe trendet ekonomike dhe financiare në vend dhe më gjërë;
  • Analizon zhvillimet dhe tendencat në sektorin financiar, përmes hulumtimeve, mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave dhe kërkimeve tjera;
  • Kryen hulumtime e analiza dhe nxjerr konkluzione për shërbime, projekte, e aktivitete specifike në bankë;
  • Ndihmon në menaxhimin e projekteve në bankë përmes bashkëpunimit me palët relevante, draftimit/rishikimit të projekt planeve dhe monitorimit të tyre;
  • Zhvillon dhe mbikëqyrë mekanizmat për monitorimin e implementimit të projekteve dhe iniciativave tjera në bankë;
  • Përcjell dhe raporton në baza të rregullta mbi indikatorët kryesor të performancës të përcaktuar nga banka;
  • Përpilon raporte dhe prezantime të rregullta dhe të veçanta për fusha të ndryshme sipas kërkesave të departamentit dhe bankës;
  • Punon ngushtë me udhëheqësin e departamentit për ndërmarrjen dhe zhvillimin e iniciativave të reja në bankë për zgjerim të aktiviteteve e shërbimeve, përmirësim të performancës, rritje të efiçiences dhe arritje të objektivave strategjike;
  • Drafton dhe rishikon dokumente të brendshme që lidhen me departamentin e planifikimit strategjik;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit direkt.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 23 Nëntor 2021.

APLIKO ONLINE