Menaxher, Zëvendës Menaxher

Full Time
  • Full Time
  • Lipjan
  • Applications have closed

Albi Shopping

“Albi Shopping” pjesë e Albi Group me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës për pozitat si në vijim:

Pozita:

  1. Menaxher
  2. Zëvendës Menaxher

Vendi i punës: Albi Market – Lipjan

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të ketë përvoje pune, në punë të njëjta apo të ngjashme;
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-në apo plotësuar aplikacionin e Kompanisë dhe ta dërgojnë përmes e-mail adresës në: hr@albicenter.com ose mund të dërgohen edhe fizikisht tek zyret e Albi Group në adresën: Zona e Re Industriale, Veternik, Prishtinë.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Duke ju falënderuar për aplikim ju njoftojmë se vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur deri me 31 Tetor 2021.