Financier / Kontabilist, Punëtor në Prodhim, Mekanik

Full Time
  • Full Time
  • Lipjan
  • Applications have closed

MAGIC ICE

MAGIC ICE , është kompani vendore me përvojë shumë vjeçare në industrinë e ushqimit

Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e MAGIC ICE, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës:

LOKACIONI: MAGIC ICE Zona Industriale Lipjan.

1. Financier/Kontabilist,
2. Punëtor në Prodhim,
3. Auto Mekanik.


ÇKA PRESIM NGA KANDIDATËT:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Kandidatë që shprehin iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

1. PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT per FINANCIER/KONTABILIST:

  • Të ketë Diplomë Universitaretë Fakultetit Ekonomik;
  • Të jetë kontabilist/e i/e (preferuara)
  • Përvojë pune së paku2 vjeçare në fushën e financave (Ta ketë të dëshmuar me referencë); e preferuar
  • Aftësi në organizimin dhe menaxhimin e punës
  • Njohja e programit të kontabilitetit PRO-DATA  ;
  • Shkathtësi të larta në përdorimin e moduleve të MS Office (Veçanarisht Excel)
  • Njohja e gjuhës Angelze – e Preferuar
  • Certifikata e SCAAK konsiderohet përparsi.
  • Zotësi të mira në shkruarjen e raporteve të ndryshime për punë;
  • Zotësi të mira komunikimi me klientët;
  • I/e gatshëme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë;
  • I/e gatshëme për vizita në teren;
  • Të ketë aftësi të mira në shkruarjen e raporteve të ndryshme për punë.

Detyrat e punës për pozitën:

  • Regjistron transaksionet ditore në sistemin e kontabilitetit;
  • Regjistrimet në kontabilitet, respektivisht faturat shitëse, blerëse, shpenzime, etj;
  • Regjistrimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave në kontabilitet;
  • Regjistrimin dhe llogarimbajtjen e të dhënave për shitje, blerje, shpenzime, borxhe etj;
  • Përfaqësimin e biznesit para institucioneve financiare kur kërkohet nga punëdhënësi;
  • Ndihmon në përpunimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të brendshme per klientet specifik;
  • Pranimin dhe dorezimin e porosive nga klientet;
  • Përgaditjen e pasqyrave financiare vjetore, analizën e tyre;
  • Raporte të klintëve, analitikë e klientëve, raporte dhe analitikë për produkte;
  • Punë të kontabilitetit
  • Menaxhimin e pagesave më arkë;
  • Prezentimi i biznesit nëse kërkohët nga kompania;
  • Punë administrative;
  • Punë të tjera në lëminë Financave dhe të kontabilitetit më interes për kompaninë.
  • Barazimet fizike, materiale dhe finaciare te  depove,bleresit,furnitoret,tjerat barazime sipas kerkeses.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Diploma e Univesitetit;
  • Certifikatë e Kontabiliteti e preferuar
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Vërtetimi/Referencë e përvojës së punës (Duke përfshirë Nr. kontaktues);
  • Letër motivuese;
  • CV.

Pozicioni: Punëtor në Prodhim Departamenti: Departamenti i Prodhimit  

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës për precjellje, pastrim, inspektim dhe raportim të procesit të punës në prodhim;
  • Duhet të përkujdeset që kushtet e përgjithëshme dhe rregllohet e kompanisë të respektohen;
  • Kujdeset që të zbatohen në përpikmeri udhëzimet e vendit të punës sipas përgjegjësive të pozicionit përkatës;
  • Duhet t’i përmbahet të gjitha kushteve të sigurisë dhe është i detyruar t’i ndjek rregullat e sigurisë si dhe të pajiset me veshje dhe mjete mbrojtëse të ofruara nga kompania;
  • Kryen edhe detyra tjëra shtesë sipas kërkesës së udhëheqësit.

Kualifikimet dhe Aftësitë:  

  • Të zotëroi diplomë të shkollës së mesme;
  • Përvoja e punes në pozicione të ngjashme do të jetë përparësi;
  • Aftësi për t’u përshtatur në punën në grup.

Orari i punës:

  • Punohet në dy ndërrime (paradite dhe pasdite).

Pozita:  Automekanik

Detyrat:

  • Mbikëqyrja dhe mirëmbajtja e automjeteve te kompanisë.
  • Diagnostifikimi i problemeve te automjeteve ,defekteve te mundëshme.
  • Ndrrimi i pjesëve te automjeteve sipas nevojës.
  • Eleminimi i defekteve.
  • Kontrollimi i KM për vaj, në raporte javore.
  • Ndezja e automjeteve te cilat nuk voziten dhe kontrolla e tyre ne plane javore.
  • Intervenimi në rast prishje të automjeteve sipas nevojës në lokacione të ndryshme.
  • Te kete njohuri – word / excel.

Të tjera:

  • Për më tepër ai kryen detyra të tjera të cilat kërkohen nga Drejtori i kompanisë dhe që janë të nevojshme për funksionimin efektiv të automjeteve te kompanisë.

Kërkesat:

  • Diploma e shkollës së mesme,certifikimet e ndryshme janë përparësi.
  • Të ketë përvojë si automekanik.
  • Aftësi të mira komunikimi me jashtë dhe brenda kompanisë.·

Orari i Punes:

  • Nga ora 16:00 deri 08:00 (me ndërrime).

Procedura e Aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në: konkurs@magicice.net, duke përcaktuar në subjekt pozicionin per te cilin aplikoni, ose të kontaktoni në tel: ne 049/125-605, nga ora 10:00 deri ne ora 15:00.